Microsoft propozon “kushtetutën” e AI-së

Teknologji

Microsoft ka prezantuar një Kod të Sjelljes për inteligjencën artificiale, të cilin e konsideron si një lloj “kushtetute” për zhvillimin dhe përdorimin e sistemeve të ardhshme të inteligjencës artificiale AI-së. Dokumenti synon të vendosë kufij të qartë për sistemet artificiale dhe të garantojë se kontrolli përfundimtar do të mbetet te njerëzit. Sipas Microsoft, modelet e […]

Madhësia e shkronjave

Microsoft ka prezantuar një Kod të Sjelljes për inteligjencën artificiale, të cilin e konsideron si një lloj “kushtetute” për zhvillimin dhe përdorimin e sistemeve të ardhshme të inteligjencës artificiale AI-së.

Dokumenti synon të vendosë kufij të qartë për sistemet artificiale dhe të garantojë se kontrolli përfundimtar do të mbetet te njerëzit.

Sipas Microsoft, modelet e AI-së duhet të jenë të dizajnuara në mënyrë që të pranojnë korrigjimet dhe ndërhyrjet njerëzore dhe të mos i rezistojnë kurrë fikjes. Kompania kërkon gjithashtu që sistemet të jenë të kuptueshme dhe të parashikueshme, në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të kuptojnë se si dhe pse marrin vendime.

Kodi përcakton edhe kufizime për përdorimin e inteligjencës artificiale në aktivitete të rrezikshme. Microsoft synon të parandalojë përdorimin e modeleve për zhvillimin e armëve, sulmeve kibernetike apo aktiviteteve të tjera që mund të shkaktojnë dëme.

Një nga parimet kryesore të dokumentit është se AI nuk duhet të marrë kontrollin mbi njerëzit. Sipas kompanisë, sistemet artificiale mund të bëhen gjithnjë e më të fuqishme dhe autonome, por ato duhet të mbeten gjithmonë nën mbikëqyrjen dhe autoritetin njerëzor.

Microsoft gjithashtu nuk e konsideron inteligjencën artificiale si qenie të ndërgjegjshme dhe nuk mbështet idenë që sistemet e AI-së duhet të kenë të drejta ose status juridik të ngjashëm me njerëzit.

Dokumenti është përgatitur gjatë muajve të fundit dhe Microsoft ka hapur një periudhë konsultimi publik prej gjashtë javësh. Kompania u ka bërë thirrje ekspertëve dhe publikut që të japin mendimet dhe sugjerimet e tyre për rregullat e propozuara.

Nisma vjen në një kohë kur zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale ka rritur shqetësimet për sigurinë, autonominë dhe mundësinë që sistemet e avancuara të veprojnë në mënyra të paparashikueshme. Kompanitë kryesore të teknologjisë po përballen me presion në rritje për të vendosur mekanizma më të fortë kontrolli.

Për Microsoft, mesazhi kryesor është i qartë: sa më e fuqishme të bëhet inteligjenca artificiale, aq më të rëndësishme bëhen kufijtë e vendosur nga njerëzit. Kompania synon që Kodi i Sjelljes të shërbejë si bazë për mënyrën se si do të zhvillohen dhe kontrollohen sistemet e ardhshme të AI-së. /Telegrafi/