Bartësi i listës së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe kandidati i saj për kryeministër, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua qytetarëve përmes llogarive të tij në rrjetet sociale.
“Po shoh nervozizëm në rajon. Zvicer, Gjukanoviq, Plenkoviq, Kurti janë nervozë. Ata do të vazhdojnë me të gjitha presionet e mundshme. A e dini se lista e tyre (opozita) është lista më e vjetër? Kandidatët e tyre në listë janë gjithsej 1,075 vjet më të vjetër se kandidatët tanë”, tha Vuçiq gjatë fjalimit të tij.
Ai shtoi se nuk do të mund t’ua imponojnë gjuhën kroate dhe se, për këtë arsye, e kupton pse ata e mbështesin listën e studentëve, raporton nova.rs.
“Që të këndojmë ‘Za dom spremni’, atë film nuk do ta shikoni në Serbi”, përfundoi ai, duke iu referuar përshëndetjes së përdorur nga regjimi “ustash” gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Sot do të pres një mysafir të rëndësishëm, një mik të madh të Serbisë. Mysafiri im në Arenë do të jetë kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico”, njoftoi Vuçiq.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në shtetin serb më 25 tetor. /Telegrafi/






