Rangnick kërkon fitoren në Prishtinë: Austria synon tri pikët ndaj Kosovës

Sport

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se skuadra e tij udhëton në Prishtinë me synimin për të marrë tri pikët ndaj Kosovës në ndeshjen e katërt të grupit në Ligën e Kombeve. Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës, trajneri i Austrisë ka folur për pritshmëritë e skuadrës së tij dhe mënyrën se […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se skuadra e tij udhëton në Prishtinë me synimin për të marrë tri pikët ndaj Kosovës në ndeshjen e katërt të grupit në Ligën e Kombeve.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës, trajneri i Austrisë ka folur për pritshmëritë e skuadrës së tij dhe mënyrën se si e sheh përballjen në Prishtinë të dielën nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri.

Rangnick ka theksuar se Austria duhet të jetë e durueshme gjatë ndeshjes dhe se ekipi i tij nuk dëshiron të largohet pa pikë nga Prishtina.

“Duhet të jemi të durueshëm dhe deri në fund të jetë baras. Durimi duhet të jetë maksimal. Duhet ta shohim edhe një herë ndeshjen e parë dhe pastaj të shohim”, ka thënë fillimisht Rangnick.

Trajneri austriak ka bërë të qartë se objektivi i skuadrës së tij është fitorja, duke e krahasuar këtë ndeshje me atë ndaj Irlandës.

“Natyrisht, nuk duam të humbim në Prishtinë. Por ne duam t’i marrim tri pikët, ashtu siç donim në Irlandë. Në pjesën e dytë luajtëm me të gjitha forcat dhe morëm një pikë”, përfundoi trajneri i Austrisë.

Rangnick ka konfirmuar gjithashtu se në dispozicion ka pothuajse të gjithë futbollistët për këtë përballje. Përjashtim bën Carney Chukëuemeka, i cili mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Kosovës.

Përballja në Prishtinë pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për të dyja skuadrat, me Austrinë që kërkon pikët e plota dhe Kosovën që synon të shfrytëzojë faktorin fushë për t’u rikthyer te tri pikët. /Telegrafi/