Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën, përfshihet edhe marrëveshja shumë-miliardëshe për asetet e Lukoil

Bota

Bisedimet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump me Rusinë për luftën në Ukrainë përfshijnë edhe një marrëveshje shumë-miliardëshe për asetet ndërkombëtare të kompanisë ruse të naftës Lukoil. Sipas gazetës amerikane raporton The New York Times, presidenti rus, Vladimir Putin e ka ngritur këtë çështje gjatë takimit me të dërguarit amerikan Steve Witkoff dhe Jared […]

Madhësia e shkronjave

Bisedimet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump me Rusinë për luftën në Ukrainë përfshijnë edhe një marrëveshje shumë-miliardëshe për asetet ndërkombëtare të kompanisë ruse të naftës Lukoil.

Sipas gazetës amerikane raporton The New York Times, presidenti rus, Vladimir Putin e ka ngritur këtë çështje gjatë takimit me të dërguarit amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Kremlin, më 5 shtator.

Putin e ka paraqitur marrëveshjen si një mënyrë për të rivendosur lidhjet e biznesit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Në garë për blerjen e aseteve ndërkombëtare të Lukoil është një grup që përfshin donatorin e Trumpit, Todd Boehly, investitorë me bazë në Katar dhe lidhje biznesi me Kushnerin, një fond nga Abu Dhabi i lidhur me Sheikh Tahnoon, si dhe qeverinë amerikane.

Nuk ka ndonjë tregues se Kushner ose Witkoff do të përfitonin personalisht nga marrëveshja.

Megjithatë, lidhjet e shumta mes personave të përfshirë kanë ngritur shqetësime për konflikt të mundshëm interesi.

Marrëveshja për asetet e Lukoil është pjesë e diskutimeve më të gjera për të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike SHBA-Rusi, ndërsa administrata Trump po zhvillon bisedime me Moskën lidhur me luftën në Ukrainë. /Telegrafi/