Video virale, i porsalinduri nuk i lëshon dorën mjekut në minutat e para të jetës

Life/Bizare

Një video e një të porsalinduri që refuzon të lëshojë dorezën e mjekut u bë virale, me miliona klikime. Klipi i lezetshëm tregon minutat e para të jetës, dhe shikuesit nuk ngopen me të. Në një përpjekje për t’ia liruar dorën, Dr. Islam Eldeh e gudulisi foshnjën , por i porsalinduri filloi të qante dhe […]

Madhësia e shkronjave

Një video e një të porsalinduri që refuzon të lëshojë dorezën e mjekut u bë virale, me miliona klikime.

Klipi i lezetshëm tregon minutat e para të jetës, dhe shikuesit nuk ngopen me të.

Në një përpjekje për t’ia liruar dorën, Dr. Islam Eldeh e gudulisi foshnjën , por i porsalinduri filloi të qante dhe vazhdoi ta mbante dorezën.

Momenti nuk është thjesht i lezetshëm, është fiziologji e teksteve shkollore. Të porsalindurit lindin me një refleks të kapjes së pëllëmbës, që është është një përgjigje e pavullnetshme.

Ata automatikisht i përkulin gishtat rreth çdo gjëje që u prek pëllëmbën.

Është një refleks që zhvillohet në javën e 16-të në mitër dhe zakonisht zhduket në muajin e 3-6-të. /Telegrafi/