Top gjigant me flokë rrotullohet nëpër New York

Life/Bizare

Një top gjigant me flokë të vërtetë është parë duke u rrotulluar nëpër rrugët e New Yorkut, duke habitur dhe tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Ajo që në pamje të parë dukej si një skenë e pazakontë ishte në fakt një fushatë reklamuese e kompanisë së produkteve për flokë K18. Instalacioni, i quajtur “Tumblehair”, është rreth […]

Madhësia e shkronjave

Një top gjigant me flokë të vërtetë është parë duke u rrotulluar nëpër rrugët e New Yorkut, duke habitur dhe tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Ajo që në pamje të parë dukej si një skenë e pazakontë ishte në fakt një fushatë reklamuese e kompanisë së produkteve për flokë K18.

Instalacioni, i quajtur “Tumblehair”, është rreth 3 metra i lartë dhe është krijuar nga një përzierje flokësh të vërtetë njerëzorë dhe flokësh sintetikë. Kompania e përdori atë për të simbolizuar sasinë marramendëse të flokëve që, sipas llogaritjeve të saj, banorët e New Yorkut humbin çdo ditë.

K18 e lidhi këtë instalacion me prezantimin e serumit të saj të ri FutureIQ, i cili promovohet si një produkt për jetëgjatësinë e flokëve dhe reduktimin e rënies së tyre. Kompania thotë se përdorimi i vazhdueshëm i serumit mund të ndihmojë në ruajtjen e deri në 19 mijë fijeve më shumë pas 90 ditësh.

Topi gjigant kaloi nëpër disa nga lagjet e njohura të Manhatanit, duke përfshirë Midtown, West Village dhe Chinatown. Pamjet e tij u përhapën në rrjetet sociale, ku disa përdorues fillimisht menduan se bëhej fjalë për një krijim të inteligjencës artificiale.

Fushata synon të tërheqë vëmendjen ndaj plakjes së parakohshme të flokëve dhe rënies së tyre, duke e shndërruar një fenomen të zakonshëm në një objekt gjigant dhe të pamundur për t’u injoruar.

Në vend të një reklame tradicionale, K18 zgjodhi një mënyrë spektakolare për ta bërë produktin të flitet në rrugët e Nju Jorkut – një top gjigant flokësh që, për disa minuta, e ktheu një problem të zakonshëm të bukurisë në një pamje surrealiste urbane. /Telegrafi/