Vendos goli i Cunha, Man Utd e fiton derbin ndaj Chelseas

Sport

Manchester Unitedi i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Chelsea, në kuadër të xhiros së 33-të në Ligën Premier. “Djajtë e Kuq” e fituan derbin anglez me rezultat minimal 0-1. Edhe pse Chelsea ishte më e mirë në periudhën më të madhe të kohës, mysafirët i morën pikët e plota. Chelsea e nisi […]

Madhësia e shkronjave

Manchester Unitedi i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Chelsea, në kuadër të xhiros së 33-të në Ligën Premier.

“Djajtë e Kuq” e fituan derbin anglez me rezultat minimal 0-1. Edhe pse Chelsea ishte më e mirë në periudhën më të madhe të kohës, mysafirët i morën pikët e plota.

Chelsea e nisi fuqishëm për të rrezikuar disa herë me Cole Palmer dhe Estevao por që s’i finalizuan.

Faktikisht e gjetën rrugën drejtë rrjetës përmes Liam Delap, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kur askush s’e priste, Bruno Fernandes e gjeti të harruar Matheus Cunha, i cili me një goditje të fortë ia siguroi Unitedit pikët e plota (43’).

Chelsea ishte më e rrezikshme edhe në pjesën e dytë, ku goditën dy herë traversën, por fati ishte në anën e Unitedit.

Man Unitedi kësisoj shkon në kuotën e 58 pikëve në pozitën e tretë për të bërë hap të madh drejt rikthimit në Ligën e Kampioënve, ndërsa Chelsea shijon humbjen e katërt radhazi në Ligën Premier, për të qëndruar në pozitën e gjashtë me 48 sosh./Telegrafi/