Nuk mjafton dygolëshi i Edon Zhegrovës, Sassuolo e mund Juventusin

Sport

Ylli i Kosovës Edon Zhegrova më në fund ka dhuruar spektakël në Serie A për të shënuar dy gola, megjithatë Sassuolo në fund i mori pikët e plota. Edhe pse u inkuadrua në minutën e 60-të, Zhegrova realizoi dy gola të bukur, sidoqoftë Sassuolo realizoi në “frymën e fundit” për të fituar me rezultat 3-2 […]

Madhësia e shkronjave

Ylli i Kosovës Edon Zhegrova më në fund ka dhuruar spektakël në Serie A për të shënuar dy gola, megjithatë Sassuolo në fund i mori pikët e plota.

Edhe pse u inkuadrua në minutën e 60-të, Zhegrova realizoi dy gola të bukur, sidoqoftë Sassuolo realizoi në “frymën e fundit” për të fituar me rezultat 3-2 në shtëpi.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0 ngase asnjëra nga skuadra nuk ia doli t’i konkretizojë rastet.

Sassuolo pastaj kaloi në epërsi falë Sebastiano Esposito pas një aksioni të shpejtë.

Sidoqoftë, Juventusi u këndell falë Edon Zhegrovës, i cili dribloi mbrojtësin dhe pastaj mposhti Aro Mmuricin (82’).

Shtatë minuta më vonë Sassuolo e riktheu epërsinë përmes Kieron Boëie pas një aksioni fantastik (89’).

Megjithatë, dy minuta më vonë – Zhegrova dhuroi spektakël. Një tjetër driblim dhe me një goditje të fuqishme e mposhti prapë Muric për ta bërë rezultatin 2-2 (90+1’).

Mirëpo, fati ishte në anën e Sassuolos për të shënuar sërish në minutën e fundit përmes Vasilije Adzic (90+5’).

Kësisoj, Juventusi tani zë vendin e tetë me shtatë pikë, aq sa mbledhë edhe Sassuolo./Telegrafi/