Sassuolo ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Juventusit.
Në këtë sfidë, Edon Zhegrova shkëlqeu për të realizuar dy gola, por që Sassuolo i arkëtoi pikët e plota me fitore 3-2.

“SofaScore” si zakonisht ka publikuar notat e lojtarëve, ku ylli i Kosovës pas dygolëshit ka qenë më i dalluari me notën 9.3.
Ndërkohë, edhe Aro Muric kishte një paraqitje fantastike. Ai ishte më i dalluari te Sassuolo me notën 8.2.
Ndërkohë, Zhegrova raportohet se ende nuk ka marrë ftesë nga Franco Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve, mbetet të shihet nëse kjo do të ndryshojë pas kësaj paraqitje./Telegrafi/





