Arsenali e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Atletico Madridit, falë një goli të shënuar në minutën e 44-të.
Ndeshja nisi me duele të forta dhe ritëm të lartë, me Atleticon që kërkoi hapësira në tranzicion. Rasti i parë serioz i takoi mysafirëve në minutën e 8-të, kur Julián Álvarez gjeti hapësirë në zonë, por goditja e tij shkoi ngushtë jashtë shtyllës së djathtë.
Atletico pati edhe një tjetër moment rreziku në minutën e 11-të, por tentativa e Giuliano Simeones u bllokua.
Londinezët fituan disa goditje këndi dhe tentuan të krijojnë rrezik, ndërsa pati edhe një moment kontestimi në 35’, kur Trossard u rrëzua në zonë dhe kërkoi penallti, por gjyqtari Daniel Siebert nuk e akordoi.
Goli i avantazhit erdhi në fund të pjesës së parë. Në minutën e 44-të, pas një goditjeje të Leandro Trossard nga jashtë zonës, Jan Oblak bëri pritje, por topi u kthye në zonë ku Saka reagoi më shpejt se të gjithë dhe e dërgoi në rrjetë për 1-0.
Sipas statistikës së goditjeve në atë moment, Arsenali kryesonte me 5-2 në tentativa, duke reflektuar presionin e shtuar të vendasve në fazën e fundit të pjesës së parë.
Pjesa e parë u mbyll pas 1 minute shtesë, me Arsenalin në epërsi minimale, që duket drejt finales së madhe. /Telegrafi/






