Vdes tragjikisht në moshën 48-vjeçare portieri i njohur, makina e tij u përplas nga treni

Sport

Ish-portieri austriak, Alexander Manninger, ka ndërruar jetë në një aksident me makinë në moshën 48-vjeçare. Sipas raportimeve nga disa media, përfshirë Sky, Bild dhe Kicker, incidenti që çoi në vdekjen e austriakut të enjten thuhet se ka përfshirë hekurudhën lokale të qytetit të Salzburgut. Manninger ishte austriaku i parë që luajti ndonjëherë për Arsenalin dhe […]

Madhësia e shkronjave

Ish-portieri austriak, Alexander Manninger, ka ndërruar jetë në një aksident me makinë në moshën 48-vjeçare.

Sipas raportimeve nga disa media, përfshirë Sky, Bild dhe Kicker, incidenti që çoi në vdekjen e austriakut të enjten thuhet se ka përfshirë hekurudhën lokale të qytetit të Salzburgut.

Manninger ishte austriaku i parë që luajti ndonjëherë për Arsenalin dhe fitoi titullin e Ligës Premier dhe Kupën FA me Gunners në sezonin 1997/98.

Portieri i njohur ka bërë karrierë edhe me klube tjera të njohura si Fiorentina, Torino, Siena, Red Bull Salzburg, Juventus, Augsburg dhe Liverpool.

Me kombëtaren austriake, Maninger ka luajtur gjithsej 33 ndeshje në karrierën e tij. /Telegrafi/