Nxënësja nga Bujanoci fiton vendin e tretë në festivalin rajonal të recitaleve

Vendore

Një sukses i rëndësishëm vjen nga Shkolla Fillore “Naim Frashëri”, ku nxënësja e klasës së VIII-të, Era Asani, ka arritur të fitojë vendin e tretë në Festivalin e 57-të Rajonal të recitaleve “Poeti i popullit tim”, i mbajtur në Surdulicë.Me talentin dhe përkushtimin e saj në artin e fjalës, Era ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze […]

Madhësia e shkronjave

Një sukses i rëndësishëm vjen nga Shkolla Fillore “Naim Frashëri”, ku nxënësja e klasës së VIII-të, Era Asani, ka arritur të fitojë vendin e tretë në Festivalin e 57-të Rajonal të recitaleve “Poeti i popullit tim”, i mbajtur në Surdulicë.
Me talentin dhe përkushtimin e saj në artin e fjalës, Era ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze shkollën dhe Bujanoc, duke dëshmuar se puna dhe pasioni shpërblehen me rezultate konkrete.
Nga drejtoria e shkollës është vlerësuar lart ky sukses, duke e cilësuar nxënësen si një krenari dhe frymëzim për bashkëmoshatarët e saj.
Merita për këtë arritje i atribuohet edhe punës së arsimtares Almedina Bajrami, e cila ka kontribuar në përgatitjen e nxënëses.
Ky rezultat konsiderohet një dëshmi e angazhimit dhe cilësisë së punës edukative në këtë institucion arsimor.