Vazhdojnë performancat: Italia, Finlanda, Mali i Zi, Estonia dhe Izraeli në skenë

Magazina

Vazhdon edicioni i 70-të i Festivalit të Këngës në Eurovision, ku skena po mbushet me performanca nga shtete të ndryshme dhe emra të njohur të muzikës evropiane. Italia nuk garon në fazën gjysmëfinale pasi është e kualifikuar direkt në finale. Përfaqësuesi italian Sal Da Vinci sjell këngën “Per Sempre Sì”. Ndërkohë, vëmendja është kthyer edhe […]

Madhësia e shkronjave

Vazhdon edicioni i 70-të i Festivalit të Këngës në Eurovision, ku skena po mbushet me performanca nga shtete të ndryshme dhe emra të njohur të muzikës evropiane.

Italia nuk garon në fazën gjysmëfinale pasi është e kualifikuar direkt në finale. Përfaqësuesi italian Sal Da Vinci sjell këngën “Per Sempre Sì”.

Ndërkohë, vëmendja është kthyer edhe te Finlanda, e cila konsiderohet ndër favoritët kryesorë të këtij edicioni. Ajo përfaqësohet nga Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen me këngën “Liekinheitin”.

Mali i Zi është përfaqësuar nga Tamara Zivkovic me këngën “Nova zora”, duke sjellë një performancë të veçantë në skenë.

Një rikthim interesant vjen edhe nga Estonia, e cila këtë herë përfaqësohet nga grupi Vanilla Ninja me këngën “Too Epic To Be True”. Grupi më herët ka përfaqësuar Zvicrën në Eurovision.

Ndërkohë, pjesëmarrja e Izraelit me Noam Bettan dhe këngën “Michelle” ka sjellë reagime të shumta, përfshirë edhe protesta jashtë vendit të ngjarjes, duke e bërë këtë edicion edhe më të diskutuar përveç aspektit muzikor. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com