Valon Syla ironizon me PSD’në, e ‘propozon’ Molliqajn për president

Nacionale

<div><div><img width="621" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824594-valon-syla-ironizon-me-psdne-e-propozon-molliqajn-per-president.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="valon-syla-ironizon-me-psd’ne,-e-‘propozon’-molliqajn-per-president" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="621" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824594-valon-syla-ironizon-me-psdne-e-propozon-molliqajn-per-president.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="valon-syla-ironizon-me-psd’ne,-e-‘propozon’-molliqajn-per-president"></p>Gazetari Valon Syla, ka ironizuar me një organizim të bërë nga PSD-ja të enjten para zyrave të PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë. PSD organizoi një “ceremoni pranimi” krejt simbolike. Me pankarta në duar, ata e shpallën Bedri Hamzën dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, si anëtarë nderi të Lëvizjes Vetëvendosje. Valon Syla e “propozoj”, me</div>

Madhësia e shkronjave

Gazetari Valon Syla, ka ironizuar me një organizim të bërë nga PSD-ja të enjten para zyrave të PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë.
PSD organizoi një “ceremoni pranimi” krejt simbolike. Me pankarta në duar, ata e shpallën Bedri Hamzën dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, si anëtarë nderi të Lëvizjes Vetëvendosje. Valon Syla e “propozoj”, me këtë rast Dardan Molliqaj nga kjo parti si emër për çështjen e presidentit. Sipas Sylës, “edhe Molliqaj e ka bo parti të familjes”, duke shtuar se çdokush aty është besnik ndaj sektit të “Babës”.
“Një kuadër i Albin Kurtit me zgjidhje për çdo send. Ai kur shkon për President bile i pshton PSD’n e Kachusha Jasharit, e ç’ata do idealista të vonuar të Social Media Demokracise aty. Burra dhe gra, vajza dhe djem patriota, dhe lojal ndaj sektit të Babës. Se e ka bo edhe ky parti familjare. Nga parulla Baba apo Ideja, vendosi në Baba dhe Gruaja… me vetën në në krye të partisë dhe gruan kandidate për Prishtinê… me motra, dhëndurë e tjerë, tash me gjasë, të dalur aty këtu, me shoqëri civile”, shkroi Syla.
Sipas tij, edhe Dardani e meriton një shancë.