Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se ka përfunduar serinë e saj të fundit të sulmeve ndaj Iranit.
Në një deklaratë, CENTCOM tha se kishte goditur “dhjetëra objektiva ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit dhe zonave bregdetare iraniane”, transmeton Telegrafi.

Ajo shtoi se forcat amerikane kishin nisur “municione precize kundër vendeve të raketave dhe dronëve iranianë, aftësive detare dhe sistemeve të mbrojtjes bregdetare”.
Ajo tha gjithashtu se qëllimi i “valës shtatëorëshe” ishte të “degradonte më tej aftësinë e Iranit për të kërcënuar anijet tregtare dhe ekuipazhet civile”.
Në anën tjetër SHBA-të janë zotuar se do ta mbajnë të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe se nuk do të lejojnë që Irani të kërcënojë apo gjuaj anijet që kalojnë nëpërmjet saj. /Telegrafi/





