U transferua me shumë bujë,Milani i cakton çmimin e largimit mesfushorit

Sport

Milan pritet të jetë mjaft aktiv gjatë afatit kalimtar të verës, me disa operacione në hyrje dhe dalje që synojnë forcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Një nga emrat që mund të largohet është mesfushori Youssouf Fofana, i cili është pjesë e planeve të klubit, por e ardhmja e tij nuk konsiderohet e sigurt. […]

Madhësia e shkronjave

Milan pritet të jetë mjaft aktiv gjatë afatit kalimtar të verës, me disa operacione në hyrje dhe dalje që synojnë forcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Një nga emrat që mund të largohet është mesfushori Youssouf Fofana, i cili është pjesë e planeve të klubit, por e ardhmja e tij nuk konsiderohet e sigurt.

Sipas raportimeve të gazetarit Nicolo Schira, drejtuesit e Milanit kanë vendosur një vlerësim prej rreth 30 milionë euro për kartonin e francezit dhe nuk përjashtohet mundësia e shitjes së tij gjatë verës.

Fofana, i cili ka kontratë me kuqezinjtë deri në qershor 2028, është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës, por klubi po shqyrton opsione për të balancuar projektin sportiv dhe financiar.

Vendimet përfundimtare pritet të merren gjatë javëve të ardhshme, ndërsa Milani po përgatitet për një merkato shumë aktive./Telegrafi/