Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë aktualisht aktivitete në Lindjen e Mesme dhe se, sipas tij, një kundërshtar i caktuar në rajon është “mposhtur ushtarakisht”.
Në një deklaratë publike, ai u shpreh se administrata amerikane, sipas tij, ka arritur sukses në operacionet ushtarake kundër këtij kundërshtari, pa e specifikuar më tej se për cilin aktor bëhet fjalë.
“Po bëjmë edhe pak punë në Lindjen e Mesme tani, siç mund ta dini. Dhe po ecim shumë mirë. E kemi mposhtur ushtarakisht atë kundërshtar të veçantë”, tha 79-vjeçari.
Lideri amerikan gjithashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që ky kundërshtar të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore, duke e cilësuar këtë si një qëndrim të palëkundur.
“Nuk do ta lejojmë kurrë atë kundërshtar të ketë një armë bërthamore”, shtoi ai.
Deklarata e tij vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe debatit ndërkombëtar mbi programet bërthamore në rajon.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë arritur një marrëveshje armëpushimi, pa afat të caktuar. /Telegrafi/






