Rodri i ka kërkuar bashkëlojtarit të tij të ardhshëm te Barcelona, Fermin Lopez, që të heqë dorë nga numri i fanellës.
Mesfushori 30-vjeçar, i cili është lidhur fuqishëm me një largim nga Manchester City gjatë kësaj vere, është pranë transferimit te Barcelona, pasi refuzoi rivalin Real Madrid gjatë negociatave.
Pak pasi u la jashtë skuadrës së Enzo Marescas për ndeshjen e Community Shield ndaj Arsenalit të dielën pasdite, u raportua se Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e Rodrit për rreth 75.3 milionë euro.
Sipas një raportimi të BBC, transferimi pritet të bëhet zyrtare në çdo moment, ndërsa reprezentuesi i Spanjës pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me gjigantin katalanas.
Ndërkohë, Rodri raportohet se ka kërkuar ta mbajë fanellën e tij të famshme me numrin 16 edhe te Barcelona.
Në fakt, Fabrizio Romano pretendon se Rodri e ka bërë këtë kërkesë gjatë bisedave me Fermin Lopez në ditët e fundit. Lopez, ndërkohë, pritet të kalojë te fanella me numrin 7, e cila më parë është mbajtur nga emra si Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann.
Sa i përket numrit që do të mbajë Rodri, largimi i Robert Lewandowskit gjatë kësaj vere ka lënë të lirë fanellën me numrin 9, të cilën polaku e mbajti për katër vite. Por, kush do ta marrë atë?
Barcelona thuhet se po e ruan fanellën me numrin 9 për objektivin e saj afatgjatë në afatin kalimtar, Julian Alvarez, i cili vazhdon të lidhet me një transferim të kushtueshëm te klubi katalanas.
Kështu raporton mediumi spanjoll SPORT, i cili gjithashtu pretendon se një tjetër përforcim i kësaj vere, Karim Adeyemi, tashmë ka shfaqur preferencën e tij për fanellën me numrin 14./Telegrafi/






