Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim sot kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar për siç është thënë çështjen e Presidentit.
Haxhiu u ka dërguar ftesë partive parlamentare, por jo të gjitha i janë përgjigjur pozitivisht.

PDK, LDK, e Aleanca kanë refuzuar takimin me Haxhiun.
Të pranishëm në takim janë kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe përfaqësues tjetër të partive parlamentare. /Telegrafi/





