Dybala po largohet nga Serie A, do t’i bashkohet gjigantit argjentinas

Sport

Paulo Dybala pritet t’i japë fund aventurës së tij në futbollin italian pas 14 vitesh në Serie A. Sulmuesi argjentinas është aktualisht pjesë e Romës prej katër sezonesh, ndërsa më herët ka luajtur për Palermo dhe Juventus, ku kaloi periudhën më të suksesshme të karrierës së tij në Itali. Kontrata e 32-vjeçarit me Romën skadon […]

Madhësia e shkronjave

Paulo Dybala pritet t’i japë fund aventurës së tij në futbollin italian pas 14 vitesh në Serie A.

Sulmuesi argjentinas është aktualisht pjesë e Romës prej katër sezonesh, ndërsa më herët ka luajtur për Palermo dhe Juventus, ku kaloi periudhën më të suksesshme të karrierës së tij në Itali.

Kontrata e 32-vjeçarit me Romën skadon në fund të sezonit dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje për rinovim.

Sipas raportimeve nga ESPN, Dybala ka vendosur të rikthehet në vendlindje dhe tashmë ka arritur marrëveshje me Boca Juniors.

Zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodhë në muajin qershor, ku Dybala do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin e njohur argjentinas, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij. /Telegrafi/