Sipas raportimeve të mediumit spanjoll Marca, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, po përgatit një listë alternative sulmuesish në rast se klubi dështon të arrijë marrëveshje për yllin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.
Gjiganti katalunas ka identifikuar si opsione rezervë sulmuesin e Manchester Unitedit, Benjamin Sesko, bomberin e Borussia Dortmundit, Serhou Guirassy, si dhe talentin e Levantes, Karl Etta Eyong.
Pavarësisht vështirësive që hasi në fillim të sezonit, Sesko gjeti formën e tij në pjesën e dytë të kampionatit, duke realizuar gjithsej 11 gola në Ligën Premier.
Sulmuesi slloven nuk pritet të jetë në shitje këtë verë, pasi trajneri Michael Carrick e konsideron një pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë të klubit.
Nga ana tjetër, Guirassy, i cili ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në vitin 2028, zhvilloi një sezon të shkëlqyer duke regjistruar 22 gola dhe tetë asistime në të gjitha garat.
Ndërkohë, Karl Etta Eyong, emër që ishte në radarët e Barcelonës edhe verën e kaluar, kaloi një periudhë të vështirë gjatë sezonit të fundit.
Edhe pse e nisi mirë aventurën e tij te Levante, sulmuesi më pas hasi vështirësi për të ruajtur vazhdimësinë para portës kundërshtare./Telegrafi/






