Torta më e kërkuar pa vezë e qumësht: E pasur me kremra dhe arra, shije që s’harrohet

Kuzhina

Me katër petë, dy lloje mbushjeje dhe shije të pasur çokollate e arrash, kjo tortë është zgjedhje ideale për çdo festë apo tryezë familjare Në një enë të madhe përzieni ujin e ngrohtë, sheqerin dhe reçelin. Shtoni miellin, kakaon, arrat dhe sodën e bukës, pastaj përzieni derisa masa të bëhet homogjene. Masën ndajeni në 4 […]

Madhësia e shkronjave

Me katër petë, dy lloje mbushjeje dhe shije të pasur çokollate e arrash, kjo tortë është zgjedhje ideale për çdo festë apo tryezë familjare

Në një enë të madhe përzieni ujin e ngrohtë, sheqerin dhe reçelin. Shtoni miellin, kakaon, arrat dhe sodën e bukës, pastaj përzieni derisa masa të bëhet homogjene.

Masën ndajeni në 4 pjesë të barabarta. Secilën piqeni veçmas në kallëp 22 cm në 180°C për 10 minuta. Lërini të ftohen para mbushjes.

Rrihni vajin, qumështin bimor, sheqerin dhe kakaon me mikser dore rreth 5 minuta derisa të bëhet krem i trashë. Në fund shtoni lajthitë e bluara.

Ky krem përdoret për lyerje të hollë të çdo pete.

Zieni pudingun në qumështin e sojës me sheqer. Në fillin e nxehtë shtoni margarinën dhe çokollatën, duke përzier derisa të shkrihen. Në fund shtoni arrat e bluara. Lëreni të ftohet pak.

Rrihni margarinën me sheqerin pluhur. Shtoni arrat dhe biskotat e bluara. Shkrini çokollatën me qumështin e sojës dhe shtojeni në masë. Përziejini mirë.

Përsëriteni derisa të harxhohen të gjithë përbërësit.

Petën e fundit lyeni me fillin e mbetur me çokollatë dhe sipër dekorojeni me arra të bluara.

Torta duhet të qëndrojë në frigorifer minimum 24 orë që shtresat të forcohen dhe shijet të bashkohen. Vetëm atëherë merr aromën e plotë dhe teksturën ideale. /Telegrafi/

Si e vlerësoni këtë lajm?