Thirrje për ndihmë për artisten Rinesa Qeriqi e cila po ballafaqohet me sëmundjen e rëndë

Magazina

Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesance, po vazhdon betejën e saj me tumorin, pak më shumë se një vit pasi ndau për herë të parë me publikun lajmin e vështirë për gjendjen e saj shëndetësore. Siç kanë njoftuar familjarët, deri më tani artistja ka kaluar tri cikle trajtimi me rrezatim. Megjithatë, beteja e […]

Madhësia e shkronjave

Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesance, po vazhdon betejën e saj me tumorin, pak më shumë se një vit pasi ndau për herë të parë me publikun lajmin e vështirë për gjendjen e saj shëndetësore.

Siç kanë njoftuar familjarët, deri më tani artistja ka kaluar tri cikle trajtimi me rrezatim.

Megjithatë, beteja e Rinesës nuk ka përfunduar ende. Ekzaminimi i fundit me MRI ka treguar se tumori është përhapur dhe është rritur në madhësi.

Për këtë arsye, artistja ka nevojë për ndihmën e të gjithëve. Është hapur një faqe në GoFundMe përmes të cilës mund të kontribuoni edhe ju për trajtimin e saj shëndetësor.

Familjarët kanë bërë të ditur gjithashtu se gjatë këtij muaji Rinesa duhet të nisë kimioterapinë, një formë shumë më agresive trajtimi.

“Megjithëse ky ka qenë pa dyshim viti më i vështirë i jetës së Rinesës, ai ka qenë gjithashtu një vit që ia ka kujtuar sa e dashur dhe e mbështetur është, si dhe sa ndikim vazhdon të ketë jeta dhe arti i saj tek të tjerët. Në emër të Rinesës dhe familjes së saj, ju falënderojmë nga zemra për çdo shprehje dashurie, besimi dhe mbështetjeje që keni treguar gjatë kësaj kohe”, kanë shkruar familjarët.

“Çdo donacion e afron atë një hap më pranë shërimit dhe përfundimit me sukses të kimioterapisë. Ju falënderojmë paraprakisht. E vlerësojmë thellësisht çdo kontribut dhe çdo akt mirësie e mbështetjeje”.