Fjolla Morina publikon fotografinë e rrallë të vitit 1999 në Bllacë gati në gjendje të fikëti: Asnjëherë nuk harrohet ajo që përjetova

Magazina

Fjolla Morina ka vijuar reagimet e saj pas aktgjykimit të shpallur të mërkurën në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke publikuar këtë herë edhe një fotografi personale nga periudha e luftës në Kosovë. Këngëtarja, e cila një ditë më parë kishte reaguar ashpër ndaj vendimit dhe kishte kërkuar ndërhyrje në fazën e […]

Madhësia e shkronjave

Fjolla Morina ka vijuar reagimet e saj pas aktgjykimit të shpallur të mërkurën në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke publikuar këtë herë edhe një fotografi personale nga periudha e luftës në Kosovë.

Këngëtarja, e cila një ditë më parë kishte reaguar ashpër ndaj vendimit dhe kishte kërkuar ndërhyrje në fazën e apelit, është kthyer 27 vite pas përmes një imazhi të realizuar në vitin 1999.

Në fotografinë bardhezi, Morina shihet ende shumë e re, teksa është e alivanosur dhe e mbështetur nga familjarët, në një moment të shkrepur gjatë periudhës së luftës.

Ajo e ka publikuar imazhin në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por emocional.

“Asnjëherë nuk harrohet ajo që e përjetova”, ka shkruar Morina mbi fotografi, ndërsa në postim ka vendosur edhe vitin “1999”.

Ky reagim vjen një ditë pasi Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Të katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u dënuan me 25, 18, 13 dhe 25 vjet burgim, respektivisht.

Morina kishte reaguar edhe më herët ndaj këtij vendimi, duke kërkuar që Shtetet e Bashkuara të angazhohen në fazën e apelit. Në një tjetër reagim, ajo kishte bërë edhe kërkesa ndaj Kuvendit të Kosovës lidhur me personat që kanë dëshmuar në procesin gjyqësor.

Fotografia e vitit 1999 i ka dhënë një dimension personal reagimeve të saj, duke rikthyer në vëmendje përjetimet e saj gjatë luftës së Kosovës. /Telegrafi/