Thikën në qafë policit te ‘Casa Italia’, efektivi neutralizon autorin, zbardhet emri i agresorit

Nacionale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, mëson gazetari i Top Channel, Eraldo Harlicaj. Efektivi i Policisë, Loren Rama, në krye të detyrës në zonën e Casa Italias është sulmuar me thikë. Agresori Dorian Kaso i ka shkuar policit nga mbrapa dhe i ka vendosur thikën në qafë. Fatmirësisht, Rama ka […]

Madhësia e shkronjave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, mëson gazetari i Top Channel, Eraldo Harlicaj.

Efektivi i Policisë, Loren Rama, në krye të detyrës në zonën e Casa Italias është sulmuar me thikë. Agresori Dorian Kaso i ka shkuar policit nga mbrapa dhe i ka vendosur thikën në qafë.

Fatmirësisht, Rama ka arritur të reagojë me lëvizje të shpejta dhe e ka neutralizuar në kohë.

Autori i krimit është shoqëruar në ambientet e policisë dhe nuk është treguar bashkëpunues. Ai nuk ka treguar arsyet që e kanë çuar të ndërmarrë ky veprim.