Tërmet me magnitudë 5.9 godet Zelandën e Re

Bota

Tërmet me magnitudë 5.9 godet Zelandën e Re, autoritetet heqin paralajmërimin për cunami. Një tërmet me magnitudë 5.9 ka goditur qytetin Te Anau në Ishullin Jugor të Zelandës së Re, duke shkaktuar lëkundje të ndërtesave dhe duke bërë që autoritetet për një kohë të shkurtër të lëshojnë paralajmërim për cunami. Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit […]

Madhësia e shkronjave

Tërmet me magnitudë 5.9 godet Zelandën e Re, autoritetet heqin paralajmërimin për cunami.

Një tërmet me magnitudë 5.9 ka goditur qytetin Te Anau në Ishullin Jugor të Zelandës së Re, duke shkaktuar lëkundje të ndërtesave dhe duke bërë që autoritetet për një kohë të shkurtër të lëshojnë paralajmërim për cunami.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave të Zelandës së Re (NEMA), epiqendra e tërmetit ishte rreth 40 kilometra në veri të Te Anaut, pranë hyrjes së rajonit turistik të njohur Fiordland.

Deri tani nuk ka raportime të menjëhershme për persona të lënduar apo dëme materiale, shkruan reuters.

Tërmeti ndodhi në orën 21:14 sipas kohës lokale. Fillimisht autoritetet vlerësuan se fuqia e tij ishte 6.3 magnitudë, ndërsa NEMA lëshoi paralajmërim për cunami dhe u bëri thirrje banorëve në zonat bregdetare të largoheshin drejt vendeve më të sigurta.

Pas rishikimit të të dhënave dhe uljes së magnitudës në 5.9, paralajmërimi për cunami u zbut, ndërsa autoritetet kërkuan vetëm kujdes nga qytetarët. Më vonë, paralajmërimi për cunami u anulua plotësisht. /Telegrafi/