“Të hetohen të gjithë politikanët nga viti 1990-2026!”, Kryemadhi replikon me protestuesit jashtë SPAK

Nacionale

Gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit është ndërprerë për një pushim të shkurtër dhe pritet të rinisë sërish. Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjatë kësaj kohe, Kryemadhi ka dalë jashtë ambienteve të SPAK, ku ka replikuar me protestues dhe mbështetës të saj. “Mos u dorëzoni, se ai vdes vetëm nga rezistenca”, u shpreh […]

Madhësia e shkronjave

Gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit është ndërprerë për një pushim të shkurtër dhe pritet të rinisë sërish.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjatë kësaj kohe, Kryemadhi ka dalë jashtë ambienteve të SPAK, ku ka replikuar me protestues dhe mbështetës të saj.

“Mos u dorëzoni, se ai vdes vetëm nga rezistenca”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të mos përçahen.

Kryemadhi: Është një cikël që do mbarojë. Besimi dhe shpresa… vdes njeriu dhe ato vazhdojnë akoma.

Qytetari: Unë e kam hequr shpresën tek ata.

Kryemadhi: As unë nuk kam shpresë tek ata. Unë shpresën e kam te Zoti lart në qiell. Besoni te vetja juaj, se të tjerët do ju shkelin me këmbë. Vetëm vetja nuk të shkel me këmbë. E kam thënë unë, në këtë botë të gjithë të duan me interes: burri, fëmija, gruaja, motra, vëllai. Vetëm nëna dhe babai nuk të duan me interes.

Qytetari 1: Si ka mundësi që në pleqëri u bëre kaq e bukur?!

Kryemadhi: Kam qenë shumë e shëmtuar e re.

Kryemadhi: Ka dhe diçka, ka disa që kanë qenë të bukur të rinj dhe kur plaken shëmtohen. Unë njësoj jam, e shëmtuar jam prapë.

Kryemadhi: Mos u dorëzoni, se ai vdes vetëm nga rezistenca.

Qytetari: Duhet të hetohen të gjithë ata që kanë qenë pjesë e politikës shqiptare, që nga viti 1990 deri në vitin 2026.

Kryemadhi: Të gjithë pa përjashtim, edhe të brendshmet t’u hetojnë. Këta të Rilindjes nuk kanë fare…

Qytetari: Duhet të hetohen të gjithë, pa përjashtim.

Kryemadhi: Patjetër. Vetëm “stay strong”, çuna, dhe mos u përçani. Po ndenjët të bashkuar, e mbytët. /TCH/