Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 ka sjellë një tjetër moment që ka ndezur rrjetet sociale.
Bia Khalifa dhe Nailiri janë bërë protagonistë të një vallëzimi akrobatik dhe mjaft erotik, i cili është komentuar gjerësisht në Twitter.
Në disa video të shpërndara në platformë, Bia shihet duke kërcyer në prehër të Nailirit, ndërsa ai e rrotullon dhe e ngre në ajër në mënyrë akrobatike.
Lëvizjet e tyre provokuese kanë tërhequr vëmendjen e publikut, duke hapur debat për sjelljen e Bias brenda shtëpisë.
Kjo nuk është hera e parë që Bia kritikohet për performancat e saj të tepruara, pasi gjatë ditëve të para të këtij edicioni ajo ka shkaktuar diskutime të shumta për shkak të sjelljeve që disa i konsiderojnë të papërshtatshme për formatin.
Ndërkohë, mbrëmja e së premtes shënoi edhe eliminimin e parë të këtij edicioni, ku spiritualisti Getoari u largua nga gara pasi nuk i mbijetoi nominimit përballë nëntë banorëve të tjerë.
Të dehur Bia Khalifa dhe Nailiri bëjnë akrobaci dhe lëvizje provokuese në Big Brother VIP Kosova 4
<div><div><img width="640" height="358" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/bia-1-1024x573.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1109" height="621" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/bia-1.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 ka sjellë një tjetër moment që ka ndezur rrjetet sociale. Bia Khalifa dhe Nailiri janë bërë protagonistë të një vallëzimi akrobatik dhe mjaft erotik, i cili është komentuar gjerësisht në Twitter. Në disa video të shpërndara në platformë, Bia shihet duke kërcyer në prehër të […]</div>






