Studentët shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese në sistemin e drejtësisë.
Ata kërkojnë thjesht dhe drejtpërdrejt nga qeveria dhe ministria që provimet ti japin në gjuhën shqipe.
Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë, i drejtuar nga Igor Filkov, për të refuzuar zyrtarisht peticionin e studentëve dhe për të lejuar dhënien e provimit të jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase, është një hap pas në respektimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe një barrierë e drejtpërdrejtë për përfaqësimin e barabartë në sistemin gjyqësor.
Lidhur me këtë zhvillim, Bashkimi Demokratik për Integrim, aktualisht në opozitë, rikujton se pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, gjatë qeverisjes së kaluar, ishte përgatitur një zgjidhje ligjore që e mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, por shumica aktuale qeveritare e hoqi atë nga procedura e miratimit, pa asnjë shpjegim plotësues, duke mos e rikthyer asnjëherë më për miratim.
“Ky vendim nuk është vetëm një çështje teknike apo administrative, por ka pasoja të drejtpërdrejta politike, shoqërore dhe institucionale, duke e kthyer gjuhën në filtër për profesionin e juristit dhe duke pamundësuar avancimin e profesionistëve shqiptarë në sistemin e drejtësisë”
Opozita në vend ngrin pyetje nëse ky është një qëndrim individual i ministrit Filkov, apo qëndrim zyrtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe nëse vendimi është marrë nga ekzekutivi, a është miratuar ai me konsensus të plotë dhe a janë pajtuar me të edhe ministrat shqiptarë?
Lidhur me këtë zhvillim ende nuk ka një reagim zyrtarë nga kryeministri Mickosi dhe VLEN-partitë shqiptare në bashkëqeverisje me të.
Studentët shqiptarë në RMV, kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese
<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819508-studentet-shqiptare-ne-rmv-kerkojne-respektimin-e-barazise-gjuhesore-dhe-kushtetuese.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="studentet-shqiptare-ne-rmv,-kerkojne-respektimin-e-barazise-gjuhesore-dhe-kushtetuese" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819508-studentet-shqiptare-ne-rmv-kerkojne-respektimin-e-barazise-gjuhesore-dhe-kushtetuese.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="studentet-shqiptare-ne-rmv,-kerkojne-respektimin-e-barazise-gjuhesore-dhe-kushtetuese"></p>Studentët shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese në sistemin e drejtësisë. Ata kërkojnë thjesht dhe drejtpërdrejt nga qeveria dhe ministria që provimet ti japin në gjuhën shqipe. Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë, i drejtuar nga Igor Filkov, për të refuzuar zyrtarisht peticionin e studentëve dhe për</div>






