Sot seanca konstituive, a do të ketë edhe votim të qeverisë?

Nacionale

Sot në ora 10:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në fillim të seancës do të themelohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të deputetëve të rinj. Pas verifikimit të mandateve, deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin, ndërsa më […]

Madhësia e shkronjave

Sot në ora 10:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në fillim të seancës do të themelohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të deputetëve të rinj.

Pas verifikimit të mandateve, deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin, ndërsa më pas pritet të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Për zgjedhjen e nënkryetarëve kërkohet shumicë e thjeshtë e votave në Kuvend.

Ende nuk është bërë e ditur nëse pas seancës konstituive do të ketë një seancë tjetër për formimin e Qeverisë së re.

Telegrafi.com do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet rreth seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit.