Daut Haradinaj publikon fotografinë e rrallë të Ramë Lahajt gjatë luftës në Kosovë: Luftëtari dhe tenori jonë i përmasave globale

Magazina

Politikani kosovar, Daut Haradinaj, ka publikuar një fotografi të rrallë të tenorit me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, nga periudha e luftës në Kosovë. Në imazhin e publikuar në rrjetet sociale, Lahaj shihet gjatë kohës së luftës në Kosovë, ndërsa Haradinaj ka zgjedhur që përmes kësaj fotografie të rikujtojë të kaluarën e tenorit kosovar dhe kontributin […]

Madhësia e shkronjave

Politikani kosovar, Daut Haradinaj, ka publikuar një fotografi të rrallë të tenorit me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, nga periudha e luftës në Kosovë.

Në imazhin e publikuar në rrjetet sociale, Lahaj shihet gjatë kohës së luftës në Kosovë, ndërsa Haradinaj ka zgjedhur që përmes kësaj fotografie të rikujtojë të kaluarën e tenorit kosovar dhe kontributin e tij gjatë asaj periudhe.

Krahas fotografisë, Haradinaj ka shkruar një mesazh vlerësues për Lahajn, duke e cilësuar atë si një figurë që sot përfaqëson Kosovën në botën e artit dhe kulturës.

“Krahas emrave më eminentë të botës së artit dhe kulturës, padyshim që qëndron edhe luftëtari dhe tenori i përmasave globale, Ramë Lahaj.

Respekte pa fund për ju, ambasadori ynë i artit e kulturës sot dhe çlirimtar krah çlirimtarëve në prag të Kosovës që kërkonte liri”, ka shkruar Haradinaj.

Publikimi i kësaj fotografie vjen në një periudhë kur në Kosovë po zhvillohen protesta dhe tubime publike pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë kontekst, fotografia e Lahajt nga periudha e luftës ka marrë vëmendje të veçantë, ndërsa tenori kosovar pritet të jetë sonte (e mërkurë) pjesë e programit muzikor para qytetarëve të mbledhur në sheshin e Prishtinës. /Telegrafi/