Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka qëndruar të mërkurën në Kosovë, në vizitën e tij të parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Sorensen ka zhvilluar takime me përfaqësues institucionalë, ndërsa ka takuar edhe komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutaş.
Sipas njoftimit të misionit të NATO-s në Kosovë, në takim është diskutuar bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe Bashkimit Evropian, me fokus të veçantë në mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Gjeneral Major Ulutaş theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.
Vizita e Sorensenit vjen në një periudhë të ndjeshme politike pas zgjedhjeve, ndërsa dialogu Kosovë–Serbi mbetet një nga proceset kyçe për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij në Prishtinë
<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813760-attachment-1024x683.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij në Prishtinë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1440" height="960" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813760-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij në Prishtinë" loading="lazy"></p>Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka qëndruar të mërkurën në Kosovë, në vizitën e tij të parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Sorensen ka zhvilluar takime me përfaqësues institucionalë, ndërsa ka takuar edhe komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutaş. Sipas njoftimit të misionit të</div>






