Situatat në Ferma VIP, familja e Mozës falënderon publikun për mbështetje

Magazina

Mimoza Ahmeti që nga fillimi i Ferma VIP 3 ka marrë vëmendje të madhe e është kthyer në një fenomen. Ajo është pëlqyer për lojën pa filtra dhe për mënyrën se si është shfaqur brenda. Rrugës gjithashtu ka pasur përplasje e polemika me konkurrentët e tjerë, e së fundmi me Gresën e Fabjolën. Situatat mes […]

Madhësia e shkronjave

Mimoza Ahmeti që nga fillimi i Ferma VIP 3 ka marrë vëmendje të madhe e është kthyer në një fenomen.

Ajo është pëlqyer për lojën pa filtra dhe për mënyrën se si është shfaqur brenda.

Rrugës gjithashtu ka pasur përplasje e polemika me konkurrentët e tjerë, e së fundmi me Gresën e Fabjolën.

Situatat mes tyre kanë bërë që të eskalojnë gjërat brenda fermës, ndonëse nga një televotim kokë me kokë me të u largua edhe Adioni.

Sido që të jetë, familja në këto rrethana ka falënderuar publikun për mbështetjen ndaj Mozës.

“Mirënjohje e pafund për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme ndaj Mozës”.

“Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë sa shumë e vlerësojmë, si familje, gjithë këtë dashuri që po i dhuroni”, thuhet mes tjerash në postim. /Telegrafi/