Shtatë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri, vijojnë operacionet nga ajri dhe toka

Nacionale

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Shqipëri, ndërsa tre të tjera janë në monitorim. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e situatës deri në orën 20:00 të 17 gushtit. Gjatë ditës janë regjistruar 13 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 424 forca operacionale […]

Madhësia e shkronjave

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Shqipëri, ndërsa tre të tjera janë në monitorim. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e situatës deri në orën 20:00 të 17 gushtit.

Gjatë ditës janë regjistruar 13 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 424 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura me 129 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Mali i Dajtit, Tiranë: Operacioni vijon me forcat në terren dhe mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe dy helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Priska është nën kontroll dhe në monitorim, ndërsa në Vakumone zjarri është izoluar.

Gurë-Lurë, Dibër: Në terren janë angazhuar 180 forca bashkiake, 15 forca policore, 30 efektivë të FA dhe dy avionë “Air Tractor”. Korridoret e hapura kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Qafë Helmës: Zjarri është shuar në krahun e Bulqizës, ndërsa mbetet aktiv në drejtim të Selishtës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Bruç, Mat: Operacioni vijon në terren të vështirë, me forca vendore dhe vullnetare, të mbështetura nga një helikopter i FA. Nuk raportohet rrezik për banesa, stane apo blegtori.

Lufaj, Mirditë: Strukturat operacionale vijojnë ndërhyrjen, ndërsa dy mjete zjarrfikëse të FA, me nëntë efektivë, janë pozicionuar pranë banesave në lagjen Caraj për gatishmëri. Vatra aktualisht nuk paraqet rrezik për banesat.

Fushë-Lajë, Pukë: Operacioni vijon me 9 efektivë të MZSH-së, 7 forca pyjore, 46 forca bashkiake, 16 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA-së. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, vatra e zjarrit në Rrjoll është shuar plotësisht.

Autoritetet bëjnë me dije se situata po menaxhohet përmes një angazhimi të koordinuar të strukturave të Mbrojtjes Civile, me përqendrim të kapaciteteve tokësore dhe ajrore në zonat ku zjarret vijojnë të jenë aktive.

Në shumicën e vatrave nuk raportohet rrezik për banesat, ndërsa disa prej tyre janë izoluar, vënë nën kontroll ose janë shuar plotësisht.