“Duam Ligën e Kampionëve”, Rodri flet për herë të parë si lojtar i Barcelonës

Sport

Rodri ka mbërritur në Barcelonë për ta kompletuar transferimin e tij nga Manchester City te klubi katalunas, duke bërë të qartë menjëherë ambiciet që ka me skuadrën e re. Mesfushori 30-vjeçar zbarkoi në Barcelonë të hënën në mbrëmje, pasi Barcelona dhe Manchester City arritën marrëveshje në parim për transferimin e tij. Sipas raportimeve, Barcelona do […]

Madhësia e shkronjave

Rodri ka mbërritur në Barcelonë për ta kompletuar transferimin e tij nga Manchester City te klubi katalunas, duke bërë të qartë menjëherë ambiciet që ka me skuadrën e re.

Mesfushori 30-vjeçar zbarkoi në Barcelonë të hënën në mbrëmje, pasi Barcelona dhe Manchester City arritën marrëveshje në parim për transferimin e tij.

Sipas raportimeve, Barcelona do të paguajë 60 milionë euro menjëherë për Rodrin, ndërsa 11 milionë euro të tjera mund të paguhen përmes bonuseve që lidhen me sukseset e klubit.

Pas mbërritjes në terminalin privat të fluturimeve, Rodri foli për mediat që e prisnin dhe shprehu entuziazmin për transferimin te Barcelona.

“Jam i lumtur që jam këtu. Kanë qenë disa ditë intensive dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Të luash për Barcelonën është një ëndërr. Ne po shkojmë për Ligën e Kampionëve dhe për gjithçka tjetër që na del përpara”.

Reprezentuesi spanjoll pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe fizike të martën, përpara se të nënshkruajë kontratën e tij me Barcelonën.

Më pas, ai pritet të prezantohet zyrtarisht si transferimi i fundit i madh i klubit, nëse përfundohen procedurat e fundit administrative dhe shkëmbimi i dokumenteve me Manchester Cityn.

Ardhja e Rodrit përbën një tjetër goditje të madhe të Barcelonës në afatin kalimtar të verës. Ai i bashkohet Anthony Gordon, Karim Adeyemi, Bisiwu dhe Joao Cancelos si pjesë e projektit të klubit për përforcimin e skuadrës./Telegrafi/