​Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Rama pritet nga Macron në Paris

Nacionale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë sot ka mbërritur në Paris në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës. Rama theksoi se ka marrë ftesë nga presidenti francez teksa ka ndarë pamje nga mbërritja e tij në takim ku u prit nga Emmanuel Macron. Ai dhe liderët e tjerë evropianë u […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë sot ka mbërritur në Paris në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës. Rama theksoi se ka marrë ftesë nga presidenti francez teksa ka ndarë pamje nga mbërritja e tij në takim ku u prit nga Emmanuel Macron.

Ai dhe liderët e tjerë evropianë u priten me ceremoni zyrtare teksa kanë shkrepur edhe një fotografi familjare. Rama ka ndarë pamje edhe nga mbledhja teksa nuk ka ndarë detaje të tjera nga takim i rëndësishëm. Gjithashtu më 14 korrik do të jetë edhe një paradë e madhe ushtarake.

“Paris, Francë -Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës dhe në vigjilje të Paradës së Madhe Ushtarake të 14 Korrikut”, shkruan Rama në Facebook.