Saka jep një aluzion se kë dëshiron Arsenali në finalen e Ligës së Kampionëve

Sport

Arsenali është kualifikuar në finalen e parë të Ligës së Kampionëve pas 20 vitesh, pasi goli vendimtar i Bukayo Sakës i siguroi fitoren me rezultat 1-0 ndaj Atletico Madridit të martën mbrëma. “Topçinjtë” tani presin fituesin e ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germain për ndeshjen spektakolare në finalen e madhe të Budapestit. Kur u […]

Madhësia e shkronjave

Arsenali është kualifikuar në finalen e parë të Ligës së Kampionëve pas 20 vitesh, pasi goli vendimtar i Bukayo Sakës i siguroi fitoren me rezultat 1-0 ndaj Atletico Madridit të martën mbrëma.

“Topçinjtë” tani presin fituesin e ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germain për ndeshjen spektakolare në finalen e madhe të Budapestit.

Kur u pyet pas ndeshjes se me kë do të preferonte të përballej, Saka u përgjigj me maturi.

“Hajde, vëlla… nuk mund të më pyesësh mua këtë. Do të më duhej të jepja një përgjigje të trajnuar nga media”, ka thënë fillimisht Saka, përpara se t’i bëhet presion për përgjigje.

“Ti e di thellë-thellë se me kë do të donim të përballeshim në finale”, shtoi anglezi duke i lënë tifozët të besojnë se ai po synon hakmarrjen kundër PSG-së.

PSG e eliminoi Arsenalin në gjysmëfinale sezonin e kaluar përpara se të ngrinte trofeun pas fitores në finale ndaj Interit. /Telegrafi/