<div><div><img width="637" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821921-rtk-i-nderpret-kontraten-e-punes-gazetares-shtatzene-refuzova-ta-lexoi-nje-tekst-per-69921d91b6b09.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="rtk-i-nderpret-kontraten-e-punes-gazetares-shtatzene:-refuzova-ta-lexoi-nje-tekst-per-dimal-bashen-te-shkruar-ne-zyret-e-partise" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="637" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821921-rtk-i-nderpret-kontraten-e-punes-gazetares-shtatzene-refuzova-ta-lexoi-nje-tekst-per-69921d91b6b09.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="rtk-i-nderpret-kontraten-e-punes-gazetares-shtatzene:-refuzova-ta-lexoi-nje-tekst-per-dimal-bashen-te-shkruar-ne-zyret-e-partise" loading="lazy"></p>Gazetarja Edina Avdiu ka njoftuar se kontrata e saj me Radio Televizionin e Kosovës i është ndërprerë në muajin e pestë të shtatzënisë. Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar vendimi nuk lidhet me performancën e saj, pasi ajo kishte marrë vlerësime pozitive gjatë tre viteve të angazhimit në redaksinë e lajmeve, por siç</div>
Gazetarja Edina Avdiu ka njoftuar se kontrata e saj me Radio Televizionin e Kosovës i është ndërprerë në muajin e pestë të shtatzënisë. Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar vendimi nuk lidhet me performancën e saj, pasi ajo kishte marrë vlerësime pozitive gjatë tre viteve të angazhimit në redaksinë e lajmeve, por siç pohon është rezultat i presionit politik dhe ndërhyrjes së ushtruesit të detyrës së kryeredaktorit, Blerim Haxhiaj.
Gazetarja ka deklaruar se ndaj saj ishin nisur procedura disiplinore nga i njëjti ushtrues detyre, por që ajo i fitoi përmes Komisionit Ad Hoc të RTK-së, i cili shfuqizoi vendimin e marrë më parë.
Avdiu thotë tutje se pas këtij procesi, presioni dhe ndërhyrjet e brendshme vazhduan, ku largimin e saj e lidh me refuzimin për të lexuar një tekst që, sipas saj, ishte përgatitur në zyret e partisë në pushtet në ditën kur Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar disa muaj më parë, të cilin thotë se refuzoi ta lexoi.
Tutje ajo pohon se mos leximi i këkëpse tij teksti, është një prej arsyeve pse iu ndërpre kontrata e punës nga televizioni publik.