Kapiteni i kombëtares së Spanjës, Rodri, ka zgjedhur Malin e Zi si destinacion për pushimet verore, ku po shoqërohet nga partnerja e tij prej vitesh, Laura Iglesias.
Pas angazhimeve intensive me kombëtaren spanjolle, futbollisti po shijon disa ditë relaksi, duke vizituar disa prej atraksioneve më të njohura turistike të vendit.
Sipas mediave malazeze, çifti ka vizituar Parkun Kombëtar të Lovçenit, ndërsa ka bërë edhe një xhiro me teleferikun Kotor–Lovçen, i cili ofron pamje panoramike mbi Gjirin e Kotorrit.
Prania e Rodrit nuk kaloi pa u vënë re, pasi shumë turistë dhe tifozë u afruan për ta përshëndetur dhe për të realizuar fotografi me kampionin spanjoll.
Dyshja ndaloi edhe në Eko Fshatin Nevidio, ku u prit ngrohtësisht nga stafi. Menaxhmenti i kompleksit publikoi një fotografi me Rodrin dhe Laurën në rrjetet sociale, duke i falënderuar për vizitën dhe duke i cilësuar si mysafirë të mrekullueshëm.
Edhe pse janë një nga çiftet më të njohura në botën e sportit, Rodri dhe Laura kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen e tyre larg syrit të publikut.
Ata u njohën në vitin 2016 gjatë studimeve universitare në Spanjë, derisa Laura, 28 vjeçe, po ndërton karrierën e saj në fushën e mjekësisë, ku është në specializim për kirurgji. /Telegrafi/






