Dyshja nga Kosova Rilind Nivokazi dhe Samuel Krasniqi kanë lënë gjurmë në fitoren e Sionit 5-2 si mysafir i Grasshoppersit.
Sion regjistroi një triumf të thellë, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon në Superligën e Zvicrës.
Nivokazi hyri në lojë në minutën e 61-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë e barazoi rezultatin (63’). Kurse gjashtë minuta më vonë, shënoi sërish për ta përmbysur epërsinë (69’).
Te vendasit rrjetën gjithashtu e gjeti Samuel Krasniqi që shënoi nga pika e bardhë.
Përndryshe, kontribut bëri edhe Benjamin Kololli i cili asistoi për Syllan te goli i katërt (82’).
Ky është goli i dytë në elitë për Nivokazin, megjithatë nuk po arrin ta zërë më vendin titullar shkaku i formës që po kalon Boteli./Telegrafi/






