Bastien Toma nënshkruan me ekipin e ligës së dytë zvicerane

Sport

Mesfushori Bastien Toma është rikthyer sërish në Zvicër, duke iu bashkuar ekipit që garon në Challanger League, Yverdon Sport. 27-vjeçari pas një periudhe në Poloni ka vendosur të nënshkruajë me Yverdon, të cilët e kanë prioritet promovimin në elitën zvicerane. Yverdon përmes një komunikate zyrtare njoftuan marrëveshjen me Tomën për pjesën e mbetur të sezonit. […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori Bastien Toma është rikthyer sërish në Zvicër, duke iu bashkuar ekipit që garon në Challanger League, Yverdon Sport.

27-vjeçari pas një periudhe në Poloni ka vendosur të nënshkruajë me Yverdon, të cilët e kanë prioritet promovimin në elitën zvicerane.

Yverdon përmes një komunikate zyrtare njoftuan marrëveshjen me Tomën për pjesën e mbetur të sezonit.

“Yverdon përforcon mesfushën me arritjen e Bastien Tomës, 27-vjeçari me eksperiencë të madhe në Superligë. Ai vjen për t’i shtuar opsione më shumë skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, Toma për dallim nga vitet e kaluara ka shprehu gatishmëri për ta përfaqësuar Kosovën, megjithatë duket se “Dardanët” nuk janë më të interesuar./Telegrafi/