Tre gjigantët e Ligës Premier në garë për transferimin e Trent Alexander-Arnold

Sport

Mbrojtësi anglez nuk ka pasur një rol të rëndësishëm në fillimin e sezonit te Real Madridi nën drejtimin e Jose Mourinhos. Për këtë arsye, Arsenal, Manchester City dhe Liverpooli kanë ringjallur interesimin për transferimin e Trent Alexander-Arnoldit. Sipas burimeve të TEAMtalk, ndërmjetës të tregut anglez kanë intensifikuar kontaktet me rrethin e afërt të reprezentuesit anglez […]

Madhësia e shkronjave

Mbrojtësi anglez nuk ka pasur një rol të rëndësishëm në fillimin e sezonit te Real Madridi nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Për këtë arsye, Arsenal, Manchester City dhe Liverpooli kanë ringjallur interesimin për transferimin e Trent Alexander-Arnoldit.

Sipas burimeve të TEAMtalk, ndërmjetës të tregut anglez kanë intensifikuar kontaktet me rrethin e afërt të reprezentuesit anglez për të vlerësuar mundësinë e një rikthimi të tij në Ligën Premier në vitin 2027.

Arsenal, Manchester City dhe Liverpooli në garë për mbrojtësin

Interesimi nga klubet angleze lidhet me nevojat e tyre në skuadër. Arsenali e ka identifikuar 27-vjeçarin si një prej opsioneve kryesore për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes, veçanërisht për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike të Ben White.

Ndërkohë, Manchester City po kërkon të forcojë krahun e djathtë të repartit defensiv, ndërsa Liverpooli po shqyrton mundësinë për ta rikthyer në “Anfield” futbollistin që është rritur në akademinë e klubit.

Alexander-Arnold, i cili sipas Transfermarkt ka vlerë tregu prej 60 milionë eurosh, ka regjistruar 34 paraqitje dhe katër gola me Kombëtaren e Anglisë.

Megjithatë, në fillimin e sezonit 2026/27 ai nuk ka pasur hapësirën e pritur te Real Madridi, duke luajtur në pesë ndeshje, gjithsej 292 minuta, ndërsa ka regjistruar edhe një asistim.

Qëndrimi i Real Madridit për Alexander-Arnoldin

Pavarësisht interesimit nga klubet angleze, Real Madridi nuk ka ndërmend të negociojë largimin e mbrojtësit në afatin kalimtar të janarit.

Alexander-Arnold firmosi me klubin madrilen në qershor të vitit 2025 dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2031, çka i jep Real Madridit një pozicion të fortë në çdo negociatë të mundshme.

Në anën tjetër, lojtari nuk ka kërkuar largimin nga “Santiago Bernabeu”. Arsenali, Manchester City dhe Liverpool pritet ta monitorojnë situatën e tij gjatë muajve tetor dhe nëntor, përpara se të rivlerësojnë mundësinë e një transferimi në fund të sezonit.

Nëse Alexander-Arnold vazhdon të ketë rol dytësor nën drejtimin e Mourinhos, klubet angleze mund të tentojnë ta bindin atë për një rikthim në Ligën Premier, me synimin që mbrojtësi të rikthehet në nivelin që e kishte gjatë viteve të tij te Liverpooli. /Telegrafi/