Real Madrid ka bërë një gjest të madh human dhe mbështetës ndaj ish-lojtares së saj, Kosovare Asllani, pas dëmtimit të rëndë që ajo ka pësuar së fundmi.
Klubi madrilen i ka dërguar një letër zyrtare Asllanit, duke i uruar shërim të shpejtë dhe duke shprehur mbështetje të plotë institucionale nga e gjithë struktura e klubit, përfshirë edhe presidentin Florentino Pérez.
Në mesazhin e publikuar, Real Madridi thekson respektin dhe lidhjen e veçantë me futbollisten, e cila ka qenë pjesë e ekipit të femrave dhe ka lënë gjurmë të rëndësishme gjatë periudhës së saj në klub.
Letra e plotë e dërguar nga drejtori i marrëdhënieve institucionale të klubit, Emilio Butragueno, është si më poshtë.
“E dashur Kosova, në emër të të gjithëve ne që formojmë Real Madridin, dhe veçanërisht të presidentit tonë, Florentino Perez, dua t’ju përcjell urimet tona më të mira për një shërim të shpejtë nga dëmtimi juaj. Me shumë dashuri. Një përqafim të madh”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Emilio Butragueno, drejtori I Marrëdhënieve Institucionale të klubit.
Ky gjest nga “Los Blancos” vjen si dëshmi e vlerësimit dhe respektit që klubi ruan për ish-lojtarët e tij, si dhe për kontributin e Asllanit gjatë kohës së saj në ekipin madrilen./Telegrafi/






