Përderisa shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, gjatë një konference për media tha se partia e saj ia ka ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për ta rikandiduar edhe për një mandat, këtë e demantoi shpejt Shefja e Stafit të Presidencës, Learta Hollaj.
Në një postim në Facebook, ajo tha se kjo “është gënjeshtër”.
Ndërkaq, Nagavci, gjatë konferencës u pyet për reagimin e Hollajt, ndërsa tha se “Zonjës Learta dhe Zonjës Presidente sot ua garantoj nënshkrimet për të vazhduar me garë”.
Në ndërkohë, reagoi edhe këshilltarja e Osmanit, Egnesa Vitia, e cila tha se LVV-ja i ka kërkuar Presidentes të hyjë në garë si kundërkandidate e Glauk Konjufcës “vetëm sa për kuorum”.
“E nëse nuk bëhet as atëherë kuorumi, dalim e fajësojmë opozitën që ata na dërguan në zgjedhje. Pra, kurrë s’i kanë ofruar përkrahje për t’u rizgjedhur”, ka thënë Vitia.
Reagim bëri edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, i cili tha se “nëse shefja e zyrës së Presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar Presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyret e Lëvizjes, do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33”.
Ndërkaq, Hollaj u prefshi sërish në këtë debat, duke i reaguar sërish Nagavcit.
“Nëse dikujt i thoni eja veç sa për formalitet bëhu kundërkandidate e z. Glauk Konjufca, pra veç sa për numër, në mënyrë që pastaj të mund ta fajësojmë së bashku opozitën për shkuarje në zgjedhje, a ka më turp? Pra Presidentes nuk i keni ofruar asnjë votë për t’u rizgjedhur por i keni kërkuar që të bëhet formalitet e numër në mënyrë që sot të dilni me manipulime të tilla”.
“Ne nuk i trajtojmë institucionet e shtetit ashtu”, shkroi Hollaj në Facebook.
Ajo i tha Nagavcit se “përvoja juaj parlamentare dhe politike është e mjaftueshme për ta trajtuar këtë çështje me seriozitetin që kërkon pesha kushtetuese dhe interesi qytetar e shtetëror”.
“Kjo nuk është çështje e thjeshtë e aritmetikës procedurale apo administrative, por temë që prek thelbin e përgjegjësisë institucionale dhe respektimin e rendit kushtetues. Prandaj, qasja duhet të reflektojë maturi politike dhe ndjeshmëri ndaj interesit publik, përtej kalkulimeve të ulëta”, theksoi ndër të tjera Shefja e Stafit të Presidencës, Learta Hollaj. /Klankosova.tv
Reagon sërish Hollaj: Presidenten e ftuat veç për formalitet që sot të dilni me manipulime të tilla
<div><div><img width="488" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826253-reagon-serish-hollaj-presidenten-e-ftuat-vec-per-formalitet-qe-sot-te-dilni-me-manipu69a890723b4c9.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="reagon-serish-hollaj:-presidenten-e-ftuat-vec-per-formalitet-qe-sot-te-dilni-me-manipulime-te-tilla" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="488" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826253-reagon-serish-hollaj-presidenten-e-ftuat-vec-per-formalitet-qe-sot-te-dilni-me-manipu69a890723b4c9.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="reagon-serish-hollaj:-presidenten-e-ftuat-vec-per-formalitet-qe-sot-te-dilni-me-manipulime-te-tilla" loading="lazy"></p>Përderisa shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, gjatë një konference për media tha se partia e saj ia ka ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për ta rikandiduar edhe për një mandat, këtë e demantoi shpejt Shefja e Stafit të Presidencës, Learta Hollaj. Në një postim në Facebook, ajo tha se kjo “është gënjeshtër”. Ndërkaq, Nagavci</div>






