Qeveria ndan 1 milion euro për katër projekte infrastrukturore në komuna

Nacionale

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore për katër projekte infrastrukturore në disa komuna të vendit, në vlerë totale prej 1 milion euro. Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bëri të ditur se projektet përfshijnë ndërhyrje në infrastrukturë rrugore, ujësjellës, hapësira publike dhe […]

Madhësia e shkronjave

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore për katër projekte infrastrukturore në disa komuna të vendit, në vlerë totale prej 1 milion euro.

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bëri të ditur se projektet përfshijnë ndërhyrje në infrastrukturë rrugore, ujësjellës, hapësira publike dhe objekte sportive.

Sipas tij, projekti i parë parasheh rindërtimin e urës së Sitnicës në Komunën e Mitrovicës së Jugut, me vlerë prej 400 mijë euro. Projekti i dytë përfshin rregullimin e kanalizimit dhe asfaltimin në qytet dhe në disa fshatra të Komunës së Shtimes, në vlerë prej 300 mijë euro.

Ndërkohë, projekti i tretë ka të bëjë me rivitalizimin e zonave publike dhe infrastrukturës rekreative malore në Komunën e Pejës, po ashtu në vlerë prej 300 mijë euro.

Projekti i katërt parasheh ndërtimin e një salle sportive të jashtme në shkollën “Mustafa Dumoshi” në Dumosh të Komunës së Podujevës, me vlerë prej 50 mijë euro.

Krasniqi paralajmëroi se në ditët në vijim pritet edhe një ndarje tjetër buxhetore në vlerë mbi 3 milionë euro për pesë komuna të tjera, të cilat kanë fituar grantin e performancës për vitin 2025. /Telegrafi/