​OSBE për Justina Shiroka-Pulën: Kosova vazhdon traditën e rëndësishme, zgjedhjen e një gruaje presidente

Nacionale

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një deklarate, McGurk ka thënë se me zgjedhjen e presidentes së re përmbyllet procesi i formimit të institucioneve të Kosovës. Ai ka theksuar se Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e presidentes, duke vlerësuar […]

Madhësia e shkronjave

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.

Përmes një deklarate, McGurk ka thënë se me zgjedhjen e presidentes së re përmbyllet procesi i formimit të institucioneve të Kosovës.

Ai ka theksuar se Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e presidentes, duke vlerësuar se kjo përbën vazhdim të një tradite të rëndësishme.

“Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike. Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje dhe për mbrojtje më të fuqishme kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”, ka deklaruar McGurk.

Ai ka thënë se OSBE-ja në Kosovë do të jetë partnere e presidentes Shiroka-Pula në adresimin e këtyre çështjeve.

“Presidentja Shiroka-Pula do të gjejë një partner të përkushtuar tek OSBE Kosovë në përpjekjet e saj për të çuar përpara këto prioritete”, ka thënë ambasadori i OSBE-së.

Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës në seancën e mbrëmshme të Kuvendit, në raundin e parë të votimit, me gjithsej 81 vota.

Me zgjedhjen e presidentes së re, institucionet e Kosovës përmbyllën procesin e konstituimit pas zgjedhjeve parlamentare./Telegrafi.