Protesta e qytetarëve dhe organizimi i 35-vjetorit të PS-së, ja cilat rrugë pritet të bllokohen

Nacionale

Policia ka njoftuar bllokimin e rrugëve si pasojë e dy aktiviteteve që do të mbahen sot në kryeqytet, protesta e qytetarëve dhe organizmi i 36-vjetorit të PS-së. Në vijim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin e rendit dhe […]

Madhësia e shkronjave

Policia ka njoftuar bllokimin e rrugëve si pasojë e dy aktiviteteve që do të mbahen sot në kryeqytet, protesta e qytetarëve dhe organizmi i 36-vjetorit të PS-së.

Në vijim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen e sotme dhe në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (tubimit) dhe në sheshin “Italia” (aktivitet i subjektit politik Partia Socialiste).

Në këtë kuadër, Policia e Tiranës njofton se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët:

● “Papa Gjon Pali II”; ● “Dervish Hima”; ● “Faik Konica”; ● “Lek Dukagjini”; ● “Gjergj Filipi”; ● “Hasim Zeneli”; ● “Themistokli Gërmenji”; ● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.

Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”. /Telegrafi/