Nga Dubai, Fero: Zemra ime ndihet e qetë sa herë që lutem

Magazina

Fero ka ndarë me ndjekësit një mesazh me përmbajtje fetare, duke treguar edhe një herë rëndësinë që feja ka për të. Përmes një postimi në InstaStory, reperi ka shkruar: “Zemra ime ndihet e qetë sa herë që lutem”. Aktualisht, Fero ndodhet në Dubai, ku dyshohet se ka udhëtuar për të takuar vajzën e tij, e […]

Madhësia e shkronjave

Fero ka ndarë me ndjekësit një mesazh me përmbajtje fetare, duke treguar edhe një herë rëndësinë që feja ka për të.

Përmes një postimi në InstaStory, reperi ka shkruar: “Zemra ime ndihet e qetë sa herë që lutem”.

Aktualisht, Fero ndodhet në Dubai, ku dyshohet se ka udhëtuar për të takuar vajzën e tij, e cila prej vitesh jeton me nënën e saj, modelen Arbenita Ismajli.

Raporti mes Feros dhe Arbenitës ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e publikut.

Dyshja kanë pasur përplasje të shumta ndër vite, gjersa në disa raste kanë bërë edhe akuza publike ndaj njëri-tjetrit.

Fero para pak vitesh bëri një shkëputje nga muzika, duke iu përkushtuar më shumë fesë islame.

Megjithatë, më vonë u rikthye në skenën muzikore dhe vazhdon të publikojë këngë të reja, duke ruajtur stilin e tij muzikor.

Sa i përket anës private, ka qenë më i rezervuar në rrjete sociale. /Telegrafi/