Policia në kërkim të mjetit me simbole naziste në Tiranë, si u zbulua nga autoritetet e huaja

Nacionale

Një foto e një makine me targa shqiptare dhe me simbole naziste, është postuar në një faqe interneti të huaj. Menjëherë më pas, autoritetet e huaja kanë sinjalizuar palën shqiptare për rastin në fjalë. Top Channel raporton se policia ka nisur verifikimet për pronarin e mjetit. Ndërkaq, edhe pse kjo foto është bërë në një […]

Madhësia e shkronjave

Një foto e një makine me targa shqiptare dhe me simbole naziste, është postuar në një faqe interneti të huaj.

Menjëherë më pas, autoritetet e huaja kanë sinjalizuar palën shqiptare për rastin në fjalë.

Top Channel raporton se policia ka nisur verifikimet për pronarin e mjetit.

Ndërkaq, edhe pse kjo foto është bërë në një prej zonave të Tiranës, policia ende nuk ka arritur që të lokalizojë se ku ndodhet aktualisht ky automjet.