Plagosja e dy personave në Prishtinë, i dyshuari ende në arrati

Nacionale

Pas plagosjes së dy personave sot rreth orës 04:00 të mëngjesit në lagjen Arbëria në Prishtinë, i dyshuari është ende në arrati. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. Sipas saj, policia dhe Prokurori i shtetit pas daljes në vendngjarje janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e […]

Madhësia e shkronjave

Pas plagosjes së dy personave sot rreth orës 04:00 të mëngjesit në lagjen Arbëria në Prishtinë, i dyshuari është ende në arrati.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Sipas saj, policia dhe Prokurori i shtetit pas daljes në vendngjarje janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Ju njoftojmë se pas marrjes së informatës, Policia dhe Prokurori i shtetit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. I dyshuari ende ndodhet në arrati”.

Ndërkaq, në lidhje me gjendjen shëndetësore të dy të plagosurëve, drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla tha se janë në gjendje të rëndë.

Syla në një prononcim për Telegrafin ka thënë se njëri nga të plagosurit është në sallë të operacionit dhe tjetri po ashtu në gjendje të rëndë është në observim.

“Dy të plagosurit e kanë gjendjen e rëndë. Njëri është në gjendje të rëndë në observim ndërsa tjetri prej orës 04:00 të mëngjesit është ende në sallë të operacionit në gjendje të rëndë”, ka thënë Syla. /Telegrafi/